Shumë shpesh e keni gjetur veten të fokusoheni tek pyetja “Çfarë?” Çfarë ushqimesh duhet të shmang? Çfarë ushqimesh duhet të konsumoj? A janë përbërësit e këtij ushqimi të shëndetshëm ? A janë të sigurt për t’u konsumuar nga fëmijët? Në shoqërinë e sotme ekziston një konfuzitet i madh i cili lidhet me sigurinë e të ushqyerit. Ajo çfarë konsiderojmë të “ushqyeshme” ose “ushqim organik” është gjithmonë në baza të ndryshueshme.
Por këto fakte a ju bezdisin?
Në shumë vënde të cilat prodhojnë banane , puntorët paguhen shumë pak, janë të rrezikuar nga kimikatet e ndryshme, dhe fëmijët detyrohen të pumojnë me forcë.
Edhe pse prodhimi i kafes është një nga bizneset më fitimprurëse në botë, familjet të cilat e rrisin bimën e kafen nuk fitojnë të ardhura as për të mbajtur familjen e tyre me të ngrënë.
Mijëra fëmijë, disa të vegjël të moshës 8 vjeç, mbyten në plantacionet e kakaos nga një rrjet i madh ndërkombëtar trafikantësh – e gjitha kjo ndodh nën syrin e industrisë globale të çokollatës.
Meqë ushqimi luan një rol të rëndësishëm në të gjithë jetën tonë, nuk mund të lejojmë që të jemi aq të shkëputur nga prodhimi i ushqimit, aq sa nuk jemi të vetëdijshëm për disa nga çështjet kryesore të drejtësisë sociale që ndodhin në të gjithë globin.Shije.al