Kompania e njohur e celularëve “LG” shumë shpejt do të hedhë në treg telefonin më të veçantë dhe të vetmin në llojin e tij deri tani. Nuk jemi duke folur për ndonjë karakteristikë teknologjike që do të sfidojë fuqinë e aparatëve Iphone dhe Samsung. Më tepër se teknologjik është një dallim që do të na ndihmojë shumë të gjithëve sidomos gjatë verës.
Modeli i ri do të shmangë mushkonjat afër përdoruesve.
Ky model do të ketë një pompë me ultratingull në anën e pasme e cila do të largojë mushkonjat nga njerëzit.
Aparati është quajtur “LG Mosquito” dhe është prodhuar për tregun indian./Blitz.al/