Vjeshta, për disa, është stina më e bukur jo vetëm prej ngjyrave të natyrës por edhe të tryezës. Produktet që I shtohen tavolinës gjatë kësaj stine janë nga më të shijshmit…Shihini me radhë…
Koha për sa më shumë…
Perime:
Kërpudha porçini të Pukës, kungull dimërak, patate të reja, fasulet e para (të bardha, laramane, qorre, të kuqërremta, të zeza, pllaqi), qiqra, koçkulla, thjerëza, karrota, qepë të thata (të bardha, verdha, vjollcë, qepujka), panxhar të kuq, rrepa të kuq, sallatë jeshile, kungulleshka (të fundit), patëllxhanë (të fundit), selino.
Fruta:
Shegë, hurma, gështenjat e para, mollë, arra të thata, dardhë, rrush (të zi, të kuq, të bardhë, me aromë/rrush me erë), fiq (të zinj, të kuq, të bardhë), kullumbri, ide/xinxife, caraca, mjedra (të fundit).
Dy herë në javë peshk ose pulë fshati (brenda mundësive).
Për të parandaluar virozat pini sa më shumë
1: çaj me xhinxhër të freskët, embëlsuar me mjaltë dhe aromatizuar me kanellë ose karafil.
2. Çaj me lëkurë mollësh (të pa trajtuara me pesticide), aromatizuar me kanellë dhe ëmbëlsuar me mjaltë koçimareje./living.al/