Fyerjet për modelen që zgjodhi të shfaqej e padepiluar në një spot publicitar

Fyerjet për modelen që zgjodhi të shfaqej e padepiluar në një spot publicitar

Arvida Bystrom, modele për Adidasin, ka marrë qindra kritika e fyrje në web, vetëm pse zgjodhi të shfaqej e padepiluar në spot. Këtë e bëri për të luftuar parashykimet gjinore, mirëpo pakush arriti deri te qëillimi i saj.

Asnjë grua nuk duhet të ndihet e detyruar për t’u depiluar. Nëse e bën, e bën sepse kështu do, nëse nuk e bën atëherë do të thotë se ndihet mirë me veten, askush nuk ka të drejtë ta kritikojë apo fyej.
Nuk ndodhi kështu me fotografen suedeze, Arvida Bystrom, të zgjedhur nga Adidasi për një fushatë publicitare në të cilën ka përfshirë artistë të rinj dhe aktivistë, për të përcjellë një mesazh të rëndësishëm. Arvida vendosi të mos depilohej për të luftuar paragjykimet gjinore, por kur spoti u shfaq, ka shkaktuar shumë polemika. Megjithatë, ajo nuk e la veten të mposhtej dhe është përgjigjur me një mesazh në Instagram ku tregon se si e mendon vërtet:
“Fotografia ime mori shumë komente të këqija përgjatë javës së shkuar. Unë kam një trup të mirë, lëkurë të bardhë…karakteristika që nuk është pranuar, kanë qenë qimet në këmbë. Kam marrë edhe kërcënime, vetëm për këtë arsye. Nuk arrij as ta përfytyroj se ç’do të thotë kjo që bëni…ju dërgoj dashuri dhe përpiquni të kujtoni se jo të gjithë jetojnë të njëjtat përvoja në botë. Faleminderit për gjithë dashurinë por kam mjaftueshëm!…

\living.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *