Lazim Destani shumë krenar për sukseset e Blerimit

Lazim Destani shumë krenar për sukseset e Blerimit

Filantropi dhe biznismeni i njohur shqiptar, Lazim Destani, mbrëmë ka marrë pjesë në shfaqen e premierës së filmit  “Nur Gott kann mich Richten” (“Vetëm Zoti mund të më gjykojë”).

Biznismeni tetovar, nuk kishte si të mungoj në Festivalin e filmit në Zurich të Zvicrës, kur në film luan i biri i tij, aktori i famshëm Blerim Destani.

Ai ndan me ndjeksit e tij disa fotografi të shkrepura përgjat ceremonisë. Mbi të gjitha ai shkruan sa krenar është me Blerimin dhe arritjet e tija!

“Mbrëmë pata kënaqësinë të jem prezent në shfaqjen e premierës së filmit, “Nur Gott kann mich Richten” (“Vetëm Zoti mund të më gjykojë”) i cili jepet në kuadër të festivalit “Zurich Film Festival” në Zvicër, ku njërin nga rolet e luan Blerimi. Ishte vërtet kënaqësi dhe krenari për mua të jem në mesin e aktorëve, sidomos në një ceremoni të këtillë festive të botës së filmit, siç është rasti i këtij festivali.” 


/BonZo.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *