Sa fjalë të bukura për Aurelën! Bravo Turi!

Sa fjalë të bukura për Aurelën! Bravo Turi!

Këngëtarja Aurela Gaҫe njihet për “shpërthimin” e saj dhe elektrizimin e skenës, kur ajo këndon live në mbrëmje dhe koncerte të ndryshme.
Ka qenë moderatori i njohur i “Vizion Plus”, Turjan Hyska ai, i cili përmes një postimi në Facebook, duke publikuar këpucët e Aurelës në skenë, ka shkruar fjalë emocionuese dhe të bukura për të.

“Këto janë kepucët e Aurela Gaçes!

Pas tre orëve së kënduari live, këpucët u dorëzuan.

Nuk e mbanin dot më “bishën” sipër tyre, ndërkohë Aurela vazhdoi të çudiste njerëzit dhe dy orë të tjera! Brënda asaj krijesës së vogël me trup, lindur në katin e dytë të një parafabrikati në Llakatund, vepron një ansambël, ku t’i gjen fuqinë e jugut, ashpërsinë e bukur të veriut dhe energjinë e Shqipërisë së mesme! Gjithçka është në sintoni perfekte, jashtë të natyrshmes, e pa shpjegueshme, gati gati hyjnore. Ajo e do damarin shqiptar dhe shpirti ia këndon gjithë forcë. Kjo dihet! Ajo që më bëri përshtypje duke e ndjekur në shtëpine e saj të re të muzikës së gjallë ishte edukimi i publikut! Aurela kërkon butë, ëmbël por dhe me nerv ndonjëherë, të bind çdokënd prej nesh, sa e bukur është muzika shqiptare dhe ia arrin gjithmone. Nuk ka nevojë të njohësh muzikën që të kuptosh Aurelën, por mjafton të hapësh shpirtin.

Aurela është një grua 42 vjeç, 1,65 e gjatë, nënë e dy fëmijëve dhe nëse i vendos një mikrofon në dorë, papritur, shndërrohet në një krijesë mitologjike që të kafshon shpirtin aq ëmbël duke ta mbushur me dëshirë për të jetuar.

Në fund të fundit muzika është jetë.

Aurela nuk ka nevojë për lëvdata por disa gjëra duhen thënë. Në zymtësinë e jetës sonë alla shqiptarçe, ka sigurisht njerëz frymëzues, kristalë të vyer që duhen ruajtur me fanatizëm dhe një ndër ta është kjo zonja që shpërthen kur këmbët i shkelin tokë shqiptare!,” – shkruan Turi.

/Dritare.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *