Shkup, një grua transgjinore ka fituar rastin para Gjykatës Administrative

Shkup, një grua transgjinore ka fituar rastin para Gjykatës Administrative

Ndryshimi i të dhënave në evidencën amë, gjegjësisht shenjës për gjini dhe numri i amzës është rezultat nga miratimi i padisë të gruas trans-gjinore e cila u publikua sot, në seancën publike në Gjykatën Administrative.

 Procedurën, të cilën e udhëhoqi koalicioni “Të drejtat seksuale dhe shëndetësore të komuniteteve të margjinalizuara”, zgjati nga viti 2014 sepse Drejtoria për Udhëheqjen e Librave Amzë dhe Ministria e Drejtësisë i kanë refuzuar kërkesat. Ndërkohë gruaja trans-gjinore, siç theksohet në kumtesën e koalicionit, është përballë me probleme të përditshme në realizimin e të drejtave të saj. Personat trans-gjinorë të cilët ende nuk kanë arritur t’i ndryshojnë dokumentet e tyre personale çdo ditë ballafaqohen me përvoja të përuljes, turpit dhe frikës në të gjitha situatat kur nevojitet të dorëzojnë dokument për identifikim personal. Natasha Boshkova, këshilltare nga Koalicioni dhe avokate e cila e udhëhoqi rastin para Gjykatës Administrative dy vitet e fundit, i bën thirrje Drejtësisë për Udhëheqjen e Librave Amzë, menjëherë të zbatojë aktvendim dhe ta bëjë ndryshimin në evidencën amë për këto persona. Deri tani Koalicionit i janë drejtuar njëzet persona trans-gjinorë, prej të cilëve një numër i vogël janë inkurajuar të fillojnë procedurë./GazetaExpress

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *