Si ta gjeni dashurinë sipas elementit që ju udhëheq në zodiak

Si ta gjeni dashurinë sipas elementit që ju udhëheq në zodiak

Zjarri, uji, toka, metali, druri… Sipas shenjës astrologjike dhe muajit te lindjes, ja cili element ju udhëheq ne dashuri.

Zbuloni elementin qe ju udhëheq dhe keni për te mësuar gjithçka qe ju duhet.

Shenjat e zjarrit

Demi i majit, binjaket e majit dhe qershorit dhe gaforret e qershorit kane si element udhëheqës zjarrin. Për demat ati nxit dëshirën dhe ushqen këmbënguljen. Binjakeve ky element ju sjell realizëm dhe qëndrueshmëri, ndërsa gaforret i
bën solare dhe pasionante.

Ku ta gjejnë dashurinë? Demat duhet te drejtohen nga mali ose ne ambiente shume te ngrohta. Binjaket duhet te shkojnë neper vende te populluara atje ku qëndrojnë personat qe shkëlqejnë, ndërsa gaforret duhet te drejtohen ne jug te vendit ku jetojnë sepse mundësisht atje do gjejnë dashurinë e madhe.

Shenjat e tokës

Dashet e prillit dhe demat e te njëjtit muaj, gaforret dhe luanët e korrikut, peshoret dhe akrepat e tetorit, bricjapet  dhe ujoret e janarit, kane element udhëheqës token. Dashet toka i qetëson dhe i ekuilibron. Gaforret ne te kundërt ku element i trazon dhe nuk i le te shkëputen nga e shkuara sentimentale. Për luanët, ky element tërheq fatin dhe valët e
mira. Peshoreve ajo ju sjell maturi dhe seriozitet ne dashuri. Edhe për akrepat është thuajse e njëjta gjë, pasi toka vendos balance ndërmjet pasionit dhe realitetit.

Ku ta gjejnë dashurinë? Dashet duhet te shkojnë ne ambiente autentike dhe te veçanta, demat neper festa, ambiente glamour dhe chic, gaforret ne ndonjë muze apo kështjellë te lashte, ndërsa peshoret ne vende ku mbizotëron gjelbërimi dhe lulet.

Shenjat e drurit

Dashet e marsit, ujoret e shkurtit dhe peshqit e shkurtit dhe marsit udhëhiqen nga druri. Dashet ai i bën me erotike dhe i nxit te ndryshojnë disa zakone për te kërkuar dashurinë. Ujoret i shtyn te guxojnë, ndërkohë qe peshqit i bën te dalin nga guaska dhe te dashurohen me pasion.

Ku ta gjejnë dashurinë? Dashet ne çdo vend pasi ata adhurojnë ndryshimin, ujoret neper vende luksoze dhe chic, ndërsa peshqit ne çdo rruge ku do kalojnë.

Shenjat e metalit
Luanët e gushtit, virgjëreshat e gushtit dhe shtatorit si dhe peshoret e shtatorit kane element udhëheqë metalin. Te paret ai i bën te parrezistueshem, te dytët i nxit te jene sa me perfektë dhe te tretet te kërkojnë lidhje serioze.

Ku ta gjejnë dashurinë. Luanët duhet te drejtohen neper vende misterioze, peshoret ne vendet me te preferuara nga rinia dhe te tretet neper zyra apo institucione.

Shenjat e ujit

Akrepat e nëntorit, shigjetaret e nëntorit dhe dhjetorit si dhe bricjapet e dhjetorit udhëhiqen nga uji. Tek te paret ky element forcon instinktin, tek shigjetaret forcon ndjenjat dhe sjell fat dhe për dhjetoret forcon intuitën.

Ku ta gjejnë dashurinë? Akrepat duhet te dëgjojnë zemrën dhe intuitën, shigjetaret duhet te kërkojnë pranë vendeve qe rrethohen nga ujerat dhe bricjapet kudo.

/gazetaexpress/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *