Tenisti shqiptar Besir Durguti, në turneun prestigjoz Antalya Future 2017

Tenisti shqiptar Besir Durguti, në turneun prestigjoz Antalya Future 2017

Si duket  viti 2017 mund të karakterizohet si viti i tenistit shkupjan, Besir Durguti.

Pas sukseseve të një pas një, ai nuk ndalet me kaq dhe vazhdon sfidën e rradhës në Antalia të Turqisë. Ai po merr pjesë këto ditë në Antalya Future, një turne me fond 15.000 dollarë.

Pasi është kualifikuar për këtë turne, Besiri ka fituar në raundin e parë bartësin e 12-të, Khomich Aleksei me rezultat 6-3 në favorin e bjellorusit, ndërsa 6-2 6-0 për shkupjanin. Në raundin e dytë Besiri sikur mblodhi forcat dhe ishte më i mirë se australiani Stefan Vujic me rezultat 64 64, ndërsa në raundin e tretë i cili poashtu është raundi i fundit, tenisti shqiptar do të përballet me brazilianin Felipe Meligeni Rogdrigues Alves i cili është bartësi i gjashtë.

Ky turne nuk është i fundit për Besirin, i cili shprehet për portalin BonZo.info se ka në plan edhe sfida të tjera deri në fund të vitit. /bonzo.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *