Ylli Limani dhe Tuna Sejdi kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë miq shumë të mirë, që nga koha kur këngëtarja ndërpreu marrëdhënien me Cozman, reperin e “Babastars”.
Një periudhë kohe ata i shihnim kudo bashkë, aq sa u aludua se mund të ishin në një lidhje por të dy e mohuan, duke u shprehur se mes tyre ekziston një miqësi e mirë.
Edhe pse Tuna tashmë ka statusin e së martuarës dhe nënës, duke u shkëputur kështu disi nga muzika, sërish gjen kohën për të takuar Yllin. Jo vetëm ajo por edhe Tian, djali i saj dhe i Patrisit është prezantuar me Yllin.
Në instagram-in e tij, këngëtari ka publikuar një foto ku shfaqet duke mbajtur në krah vogëlushin. Të dy janë veshur shumë sportivë, madje dhe janë kombinuar me ngjyrat. Duket se Tian e ka pëlqyer Yllin pasi nga fotot kuptohet se janë argëtuar shumë. /Blitz.al/