Valdrin Sahiti publikon fotot nga dasma luksoze në Las Vegas

Valdrin Sahiti publikon fotot nga dasma luksoze në Las Vegas

Valdrin Sahiti, stilisti i njohur në mbarë trojet shqiptare u martua me Edita Ramadanin në një ceremoni shumë private, të mbajtur në Las Vegas. Në dasmën e tij, të pranishëm ishin vetëm vëllezërit e tij me bashkëshortet dhe miku i tij, Alaudin Hamiti.

Nga fotografitë e publikuara në rrjete sociale u pa, që Valdrini, por edhe Edita dukeshin për mrekulli.

Edhe stilisti u kujdes të publikonte në Instagram disa foto, nga momentet më të bukura në natën e tyre të veçantë.

Si çifti i ri, e po ashtu edhe të ftuarit me bashkëshortet e tyre dukeshin mjaft bukur dhe me stil, ku të gjithë ishin të veshur me të zeza.

\dritare.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *