Autoritetet në Las Vegas, Nevada, SHBA janë alarmuar mëngjesin e sotëm (orët e para të mëngjesit me orën lokale), ku një grup personash të armatosur kanë mësyrë në zonën pranë kazinosë Mandalay Bay Casino duke qëlluar me armë këdo që u del përpara.
Zyrtarët e spitalit të kësaj zone kanë treguar për ABC News se në godinë gjenden më shumë se 20 persona të pajetë, ndërkohë që numri i viktimave pritet të rritet.
“Ju lutemi të shmangni çdo udhëtim drejt zonës jugore të vendit”, – ka thënë në një deklaratë për shtyp departamenti i policisë së Las Vegas.
Nga ana tjetër, në rrjet qarkullojnë dhjetra video ku tregojnë të shtëna dhe panik te qytetarët vendas dhe turistë, të cilët largohen nga zona ku dyshohet se i armatosur po lëviz.
Policia e Nevadas dhe Las Vegas ka bërë me dije se nuk është akoma e sigurt nëse bëhet fjalë për një grup terrorist islamik apo jo, por po bëhet gjithçka e mundur për të ndaluar sulmin. /Blitz.al/
Active shooter Las Vegas strip I'm ok locked in my room lights off windows closed. Shooter is directly across the street. Shots heard on vid pic.twitter.com/Z4mz3E3bmE
— Bryan Heifner (@HBryanBHHS) October 2, 2017
Am I hearing machine gun fire? #lasvegasstrip #activeshooter #findcover pic.twitter.com/75dPXjeBGl
— Eddie (@eddiehuertam6) October 2, 2017