“8 Femra” që pushtuan skenën e Teatrit Kombëtar (VIDEO)

“8 Femra” që pushtuan skenën e Teatrit Kombëtar (VIDEO)

Kur u njoftua se në Teatrin Kombëtar do të vihej në skenë komedia franceze e Robert Thomas, “8 Femra”, pati një jehonë të madhe. Jo vetëm prej suksesit që pati në Teatrin e Korçës, por dhe sepse regjisorja Driada Dervishi vinte pas një tjetër suksesi në skenë me “Sonte do të luajmë pa tekst”. Driada, gjatë intervistës shpjegoi arsyen e zgjedhjes së kësaj komedie që flet për 8 femra të izoluara në shtëpi dhe sillen rreth një akuze për vrasjen e të vetmit mashkull në familje. E ndërthurur me batuta, mister dhe nuanca të librave të verdhë dhe policesk, kjo shfaqje u interpretua nga emra të mëdhenj të skenës shqiptare si Rajmonda Bulku, Zamira Kita, Yllka Mujo, Olta Daku, Merita Çoçoli dhe një kast aktoresh korçare të cilat shkëlqyen në skenën teatrale. Merita, aktorja dhe gazetarja, e cila jeton dhe punon në Shkup prej vitesh, u rikthye në skenë enkas për këtë rol.

Më poshtë mund të ndiqni një përmbledhje të të gjithë shfaqjes së bashku me intervistat e regjisores dhe disa nga aktoret të cilat pranuan të jepnin intervistë. Pjesa tjetër që nuk u prononcua ishin lehtësisht të kapluara nga emocionet e parashfaqjes dhe nuk mundën të na rrëfenin diçka mbi rolin e tyre. Driada shpreh me kënaqësi se si përzgjodhi këto aktore duke rrëfyer dhe faktin se Rajmonda Bulku ishte e fundit që pranoi të luante rolin e saj, për shkak se në kohën kur u ndanë skenarët, ajo ishte me pushime jashtë vendit. Ndiqni detaje të tjera në kronikën e mëposhtme:

/konica.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *