Gjysmë ore ushtrime fizike çdo ditë, për pesë ditë në javë, mjafton për të parandaluar një vdekje në 12 raste. Një mënyrë për të shpëtuar jetën është jo vetëm sporti, por edhe punët e shtëpisë si larja e dyshemesë, marrja e pluhurave, larja e enëve, nderja e rrobave etj, mund të jenë lëvizjet e duhura të përditshme për zgjatur jetën dhe për të mbrojtur zemrën. Është ky konkluzioni i një studimi të publikuar “The Lancet”, ku u analizuan të dhënat e mbi 130 mijë personave në 17 shtete të botës.
Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon që të gjithë të rriturit me moshë nga 18 deri në 64 vjeç që bënin rreth 150 minuta aktivitet fizik të moderuar, mes tyre edhe punët në shtëpi, reduktonin me 8% mundësinë e vdekjes së parakohshme./Marrë nga Noa.al