As retë e diellta këtë mëngjes nuk bëjnë dot kësi fustankash.
As gruaja në ambulancë
me zemrën e kuqe që i gufon kaq mahnitshëm nën petka –
hir, hir dashurie
krejt i palypur
nga një qiell
i-zbehtë-i-përflakur
që i ndez monoksidët e vet të karbonit, nga sy
mbetur kapsallitur nën bëmbè.
O Zot, cila jam
që këto gojë të vona të shpallen
në një pyll ngricash, në një ag lulegrurësh.