Veshja e ditës, cilën veҫuam sot?

Veshja e ditës, cilën veҫuam sot?

Nga jeta publike dhe projektet muzikore, këngëtarja e njohur Argjentina Ramosaj është paksa më e tërhequr, por jo nga rrjetet sociale. Jo rrallëherë, miqtë ajo i përshëndet edhe me foto të ëmbla të të birit, Noa, i cili ka filluar dalëngadalë edhe t’i vjedhë tiparet e ëmbla së ëmës.

Por sot, Argjentina është fokusuar te vetja. Përherë me stil dhe me shije të hollë në veshje, këngëtarja di të fitojë komplimente nga të gjithë fansat e saj.

Veshja e ditës së sotme, tipike vjeshte, ngjan me fashionistet street style në qytetet kryesore të modës, madje as më shumë e as më pak nga ato që nxitin trendet e vjeshtës. Një fustan i gjatë me kuadrate dhe me lule është fjala e fundit ‘flower dress’ për sezonin vjeshtë 2017 dhe në trupin e Argjentinës duket edhe më tërheqës. Duke e kombinuar me një palë çizme të zeza, këngëtarja ia shton edhe më shumë stilin casual outfit-it të saj duke marrë me dhjetëra komplimente. Çanta dhe syzet, të zeza edhe ato, janë aksesorë që rrinë mjaft mirë me të gjithë look-un vjeshtor dhe po kaq elegant të Argjentinës.

\revistaclass

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *