Vogëlushja Renee performon këngët e teze Erës

Vogëlushja Renee performon këngët e teze Erës

Me dy prindër të njohur e të famshëm në botën e muzikës shqipe si Nora Istrefi e Robert Berisha, as Renee nuk i shpëton dot talentit! Ajo është fansja më e vogël e muzikës së teze Erës!

Nora ka ndarë video në Instastory ku shihet se vogëlushja imiton, përpiqet të këndojë e të kërcejë këngën e njohur të Erës “Bonbon” duke imituar lëvizjet e saj, si dhe bashkëpunimin e fundit me French Montana “No I love yous”. Çifti i artistëve kanë zgjedhur t’i dhurojnë vogëlushes një mikrofon në vend të lodrave të tjera dhe ajo ka filluar të praktikohet që tani! Një artiste e vogël Renee që me siguri do të ndjekë rrugën e prindërve e të tezes!

\bordo.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *