Arrestohet personi i cili kishte filmuar vetën duke urinuar Kuran’in (Foto)

 

Njeriu që dyshohet se ka postuar një thënie ku kishte shkruar se “nuk ndjen shqetësime për ta mbytur çdo mysliman” është arrestuar.

Eric King, 63 vjeç, akuzohet për shpërndarjen e përmbajtjeve të tjera të turpshme duke përfshirë një video të një burri që urinon në librin e shenjtë të myslimanëve atë të Kuran’it, raportoi mediumi britanik “Metro”, transmeton Periskopi.

Një tjetër postim në llogarinë tha: “Islami duhet të fshihet nga faqja e dheut, nëse kjo do të thotë të vrasësh të gjithë myslimanët, le të mbetët kështu”.

Më pas, faqja e King’ut lëshoi një postim të plotë më 15 shtator, i cili më pas është hequr, duke thënë: “Pse jemi të detyruar të përjashtojmë të gjithë këta emigrantë, ata janë llumi i botës që i urrej çdo njërin prej tyre, nuk kam shqetësimet rreth përfundimit të jetës së çdo myslimani, ata janë më se të lumtur për t’i dhënë fund jetës së të gjithë njerëzve të bardhë, po vjen dita kur ne njerëzit e bardhë të vërtetë të Britanisë së Madhe do të revoltohemi dhe do ta kthejmë vendin”.

Policia tha: ‘Një burrë 63 vjeçar nga St. Austell u arrestua me dyshimin për botimin e materialit të kërcënuar me shkrim që synonte të nxiste urrejtjen fetare.

‘I dyshuari tani është liruar nën hetim, në pritje të hetimeve të mëtejshme që do të kryhen’, njoftuan ata./Periskopi/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *