Ellen DeGeneres është një komediane tepër e njohur në SH.B.A dhe në të gjithë botën. Emisioni i saj “The Ellen DeGeneres Show” ka audiencë maksimale që prej vitit 2003, ku ajo fton në studio personazhe të ndryshëm. Por, cila ka qenë e ftuara e radhës?
Këngëtarja Rita Ora është shqiptarja e parë që merr pjesë në programin e DeGeneres! Përmes Instastory Rita na ka treguar se ka qenë tepër e emocionuar për pjesëmarrjen, edhe pse pak e sëmurë. Ajo ka folur për projektet e saj të reja muzikore si edhe e ka mbyllur bisedën duke kënduar live hitin “Your Song”.
Ellen ka ndarë në profilin e saj foton me Ritën, duke e quajtur atë të jashtëzakonshme.
\bordo.al