Debat i ashpër në ‘Opinion’: Mustafa Nano: “Je injorant!”, Elvis Naçi: “Mos noto në detin ku nuk noton dot!”

Debat i ashpër në ‘Opinion’: Mustafa Nano: “Je injorant!”, Elvis Naçi: “Mos noto në detin ku nuk noton dot!”

Eshtë ndezur një debat i zjarrtë në studion e Opinion pasi po flitet për ligjeratën e Imamit Elvis Naçi për raportin grua-burrë dhe aryset se pse burri tradhëton gruan, ligjërat kjo që është shpërndarë shumë në rrjet dhe ka përfshirë disa personazhe publike të cilët kanë dhënë mendimet e tyre lidhur me këtë.

Pas gazetares Fatma Haxhialiu që e ndezi debatin në fillim duke i thënë në sy Imamit gjithçka ajo kishte shkruar në reagimin e saj në Facebook.

Pas saj, ishte opinionisti Mustafa Nano i cili i revoltuar ju kthye Imamit lidhur me ligjërimin e tij. Në momentin që ky i fundit i sugjeroi atij të mos notonte në një det ku nuk dinte not, duke treguar kështu se përsa i përket çështjeve të fesë muslimane ai nuk mund të ketë dijeni. Në këtë moment, Mustafa Nano i kthehet me revoltë: “Ik more injorant” – u shpreh ai pasi u shpreh i revoltuar për diskriminimin që i është bërë gruas në ligjeratën e Imamit. /Blitz.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *