Katalonja zhvilloi të dielën referendumin, për shkëputjen e saj nga Spanja. Por, autoritetet spanjolle nuk janë gati ta lëshojnë rajonin e pasur. Ata e kanë cilësuar referendumin të paligjshëm. Mbreti i Spanjës, Felipe i VI-të, i ka dënuar organizatorët e referendumit, duke thënë se ata e kanë vënë vetveten “jashtë ligjit” dhe ka kërkuar nga autoritetet shtetërore për ta mbrojtur “rendin kushtetues” në këtë rajon veriperëndimor të Spanjës. Mbreti i Spanjës ka kërkuar unitet, duke thënë, se situata në vend po ballafaqohet me krizë “shumë serioze”. Autoritetet e Katalonjës thonë se 2.2 milionë njerëz votuan në referendum, ndërsa 90% prej tyre e kanë mbështetur pavarësinë. Gjykata Kushtetuese e Spanjës e kishte ndaluar mbajtjen e referendumit.
\Dritare.net