“E dashur çupëza ime
Për një kohë të gjatë kam pasur dëshirë të tmerrshme të të shkruaj, sidomos pas mbrëmjeve që kaloja me shoqërinë. Këto mbrëmje do t’i konsideroja si “një disfatë”, që i përket vetëm asaj botës sonë. Do të doja të sjell tek ti lumturinë time prej pushtuesi, dhe të përulesha te këmbët tua, ashtu siç bënin në “kohën e Diellit Mbret”. Dhe pastaj, i lodhur nga gjithë ato britma shkoja në shtrat. Po shkruaj sot që të ndjej kënaqësinë që ti ende nuk e njeh, atë të kalimit nga shoqëria në dashuri, nga fortësia në butësi. Sonte unë të dashuroj në një mënyrë që ti nuk e njeh ende. Unë po ushqej dashurinë time ndaj teje, për ta kthyer atë në një element të domosdoshëm të jetës sime.
Kjo më ndodh më shpesh nga se e mendoj, por rrallë kur jam duke të të shkruar ty. Provo të më kuptosh: unë të dashuroj dhe ndërkohë mund të kem vëmendjen tek gjërat tjera. Në Toulouse unë thjeshtë të dashurova. Sonte të dashuroj si në një natë pranvere. Të dashuroj me dritaret hapur. Ti je e imja, dhe gjithçka është e imja, dhe dashuria ime i transforrmon të gjitha gjërat për rreth dhe përsëri të gjitha gjërat për rreth e transformojnë dashurinë time për ty.
E dashur çupëza ime. Ashtu sikurse të kam thënë, gjithë sa të mungon ty është miqësia. Por tani ka ardhur koha për disa këshilla praktike. Nuk munde të gjeje një ‘shoqe’? Si është e mundur që në Toulouse të mos gjendet një grua e vlefshme për ty? Por ti nuk do ta dashuroje atë me patjetër. Për fat të keq, gjëja më e lehtë që mund të marrë njeriu nga ty është dashuria. Dhe këtu nuk e kam fjalën për dashurinë tënde ndaj meje, e cila është shumë më tepër se aq. Por ke filluar të bëhesh shumë dorëlëshuar kur është fjala për dashuri të dorës së dytë, sikurse ndodhi atë natë në Thiviers, kur përgjatë errësirës u dashurove në atë fsahtarin që doli se isha unë. E njoh atë ndjenjën e çlirimit nga butësia që vie nga të qenurit dy. Është shumë e vështirë sepse edhe miqësia e dy njerëzve prej mishi e gjaku, së paku një herë mund të kalojë në dashuri. Mjafton që ta ngushëllosh mikun pikëllimtar, që ta duash atë; një ndjenjë kjo leqëndisëse dhe e shfytyruar. Por ti mund ta përballosh dhe patjetër duhet ta jetosh. Përkundër mizantropisë tënde, a ke menduar ndonjëherë çfarë aventure do të ishte sikur të “gjuaje” ndonjë të dashur të denjë për ty por që të mos bije në dashuri? Mos u merr me aspektin fizik dhe situatat sociale. Kërko sinqerisht dhe nëse nuk gjen kërkënd, ktheju Henri Pons-it, të cilin thuajse nuk e don më sikur shok.
Të dashuroj me krejt zemrën dhe shpirtin.”