A keni përjetuar sulme të papritura ankthi, frike dhe paniku? Ju ndiheni të paaftë për të marrë frymë, djersitni. Këtu janë disa nga mënyrat më të mira për t’u përballur me çrregullime paniku për të përmirësuar cilësinë e jetës tuaj.
Çrregullimi i panikut ndikon në 2 deri në 3 përqind të njerëzve në Shtetet e Bashkuara në vit, dhe ka dy herë më shumë gjasa që të ndodhë tek gratë sesa tek meshkujt.
Individët me çrregullime paniku kanë tendencë të kenë sulme spontane të panikut dhe prandaj preokupohen me frikën se mund të ndodhin përsëri, në çdo kohë.
Gjendja mund të ndërhyjë në shumë aspekte të jetës së personit, duke i shkaktuar shmangie në punë ose shkollë dhe shmangie të situatave ku frikësohen se mund të ndodhë sulmi paniku, transmeton Indeksonline.
Shumë njerëz me çrregullime paniku janë të zënë ngushtë ose kanë frikë t’i tregojnë dikujt për atë që ata përjetojnë, në vend te asaj, ata distancohen nga familja dhe miqtë që mund të jenë mbështetës.
Këto janë disa nga metodat se si mund ti përballoni më lehtë çrregullimet e panikut:
1. Merrni njohuri për çrregullime paniku Hapi i parë në kapërcimin e simptomave të panikut është për të kuptuar se çfarë po ndodh në trupin tuaj kur përjetoni një sulm. Mbledhja e njohurive rreth çrregullimit dhe përpunimi i shkakut tuaj themelor mund të jetë një pikë fillimi për t’u marrë me gjendjen.
2. Mësoni teknikat e relaksimit Teknikat e relaksimit mund të ndihmojnë në qetësimin e trupit tuaj, në relaksimin e muskujve dhe ju ndihmon në mendoni në mënyrë racionale. Strategjitë e relaksimit gjithashtu mund të ndalojnë prodhimin e hormoneve të stresit si adrenalina.
3. Sfidoni mendimet tuaja Mendimet e shoqëruara me sulme paniku janë grupuar në dy kategori: mbivlerësimi dhe katastrofimi. Për të thyer ciklin e sulmeve të panikut, së pari duhet të ndryshojmë mënyrën se si mendojmë dhe pastaj të ndryshojmë veprimet tona.
4. Ballafaqohuni me frikën tuaj Hapi i fundit në përballimin e çrregullimeve të panikut në afat të gjatë është të përballeni me atë që keni frikë, duke përfshirë ndjesitë e pakëndshme të trupit dhe situatat, vendet dhe aktivitetet që keni shmangur./Indeksonline/