Shoqëri me standard të dyfishtë

Shoqëri me standard të dyfishtë

Gjithmonë njerëzit kanë mësuar nga gabimet e tyre dhe përpiqen të përmirësohen përherë e më shumë. Në dekadat e fundit kemi ecur shumë përpara si shoqëri. Por disa gjëra nuk kanë ndryshuar. Për shembull, në shoqërinë tonë ekzistojnë ende standarde të dyfishta. Duket se barazia gjinore ka mbetur thjesht si një frazë, sepse gratë akoma perceptohen si objekte dhe kukulla plastike nga homologët e tyre meshkuj.

Disa gjëra, të cilat janë interesante për burrat, konsiderohen të çuditshme për gratë. Njerëzit e pasur dhe me klasë të lartë shoqërore kanë nënshtruar të varfërit, që i përkasin shtresës së ulët shoqërore.

Kate Leth është autore kanadeze për librat komikë, vepra e së cilës “Double Standards” u bë virale në internet. Jo vetëm, që tregon standardet e dyfishta për pabarazinë gjinore, por edhe mënyrën se si njerëzit i shikojnë rastet sipas interesave të tyre. Shikoni këto ilustrime shqetësuese të artistes kanadeze, e cila provon se ende ekzistojnë standarde të dyfishta në shoqërinë tonë:

1) Gratë duhet të veprojnë me modesti

Është në rregull për njerëzit, nëse një burrë shihet duke bërë veprime të turpshme në rrugë, por një grua jo, si p.sh.: nuk mund të fshijë gjoksin e saj në publik. Njerëzit nuk do të kursejnë fyerjen e menjëhershme, nëse ajo e bën këtë, për të fajësuar edukimin dhe sfondin e familjes së saj.

2) Ai që ka pushtet dhe autoritet mund të sundojë botën

Pajtohem plotësisht me frazën: ‘kur flitet për para, askush nuk e kontrollon gramatikën e të folurit’. Askush nuk pyet nëse njerëzit e pasur dhe të fuqishëm bëjnë ndonjë gjë të gabuar ose hapin telashe.

3) Kurrë nuk e kam ditur, se edhe shkrimi është gjithashtu i njëanshëm në gjini

Përdorimi i emocioneve dhe figurave të vogla në celular, mund të ndikojë në perceptimin e gjërave tek njerëzit. Kjo është e vërtetë!/D.G-Dritare.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *