Eurodeputeti katalanas Josep Maria Terricabras ka thënë se parlamenti i Katalonjës do të shpallë pavarësinë e vendit ditën e sotme. Rreth 90% e qytetarëve kanë votuar ‘pro’ në referendumnin e së dielës. Ata janë të vetëdijshëm për vrasjet dhe represionin që mund të ndodhin nga qeveria spanjolle.
Populli katalanas kërkon mbrojtje dhe mbështetje nga bashkësia ndërkombëtare dhe ata presin që Kosova dhe Britania e Madhe të jenë të parat që do të njohin pavarësinë e Katalonjës.
Sipas eurodeputetit, ata janë përgatitur edhe për vdekje megjithatë ai sërish nuk beson se konflikti do të kalojë në luftë si në rastin e Kosovës.
“Ne nuk jemi ata të cilët kemi marrë armët në dorë, këtë po e bën pala tjetër, qeveria spanjolle. Ata po na rrahin, mbase edhe do të vrasin disa prej nesh. Mirëpo nuk do të ketë luftë. Ne nuk duam luftë, ne jemi paqësorë, andaj shpresoj që kjo do t’i hapë sytë e mediave dhe shumë shteteve të tjera që bashkësia ndërkombëtare më në fund të na mbrojë, sepse ne jemi viktima!”, – ka thënë Terricabas për gazetën Zëri.
Në fund Terricabas ka folur edhe për njohjen e Kosovës nga Serbia, duke thënë se ajo do të jetë e detyruar të pranojë Kosovën, para se të bëhet anëtare e BE-së./Blitz.al/.