Chrissy Teigen dhe John Legend janë gati për t’u bërë prindër për herë të dytë

Chrissy Teigen dhe John Legend janë gati për t’u bërë prindër për herë të dytë

Mesa duket një ndër çiftet më të dashura të Hollywood-it, Chrissy Teigen dhe John Legend janë gati për t’u bërë prindër për herë të dytë.

Çifti simpatik, ka një vajzë të vogël Lunën, të cilën e sollën në jetë përmes fertilizimit in vitro. Modelja ka treguar për “Instyle” se me të njëjtën mënyrë do të veprojnë edhe për fëmijën e dytë.

Teigen ka shpjeguar ata e nisën me 20 embrione prej së cilëve mbetën vetëm tre. Embrioni i mbetur është djalë, e nëse çdo gjë do të shkojë me sukses, Luna do të bëhet me një vëlla.

Modelja pas lindjes së vajzës kaloi në deprision dhe humbi për një periudhë kohe dëshirën për të dalë nga shtëpia. Por falë kujdesit të John ajo e rimori sërish veten. Të shpresojmë që pas shtatzënisë së dytë, ajo mos të perjetojë sërish të njëjtat vuajtje.

\revistaclass

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *