Elon Musk propozon udhëtime me raketa

Elon Musk propozon udhëtime me raketa

Shefi Egzekutiv i SpaceX, Elon Musk, ka zbuluar plane të reja për udhëtimet drejt Hënës dhe Marsit, por ka bërë një premtim të madh përsa i përket udhëtimeve ajrore, raporton TechSot.Al.

Sipas Musk, me anë raketa mund të realizohet edhe këtu në Tokë, ku udhëtimet nga një kontinent në tjetrin mund të bëhen në “më pak se një orë”. Ajo që e bën akoma më tërheqës këtë premtim të Elon Musk është fakti se ai ka thënë se udhëtimet me raketa mund të bëhen me të njëjta çmime si ato të aeroplanëve sot.

Duhet theksuar se sot për sot këto lloj udhëtimesh janë thjesht teorike, por sipas TechSot.Al, Musk ka thënë se ndërtimi i raketave mund të fillojë në gjashtë – nëntë muajt e ardhshëm.

Sipas premtimeve të mëparshme, Elon Musk shpreson që deri në vitin 2024 të ketë dërguar njerëz në Mars me anë të këtyre raketave./TechSot.Al/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *