Vetëm pak momente më parë, pas mjekësisë, fizikës e kimisë u nda edhe çmimi Nobel për Letërsinë! Fitues i tij ishte shkrimtari anglez Kazuo Ishiguro!

Kazuo Ishiguro ka lindur në Nagasaki, Japoni, më 1954 dhe u vendos në Britani në moshën pesë vjeçare. Është autori i pesë romaneve, mes të cilëve “Mbetjet e Ditës”, një bestseller ndërkombëtar që ka fituar Çmimin Booker dhe u përshtat në një film që fitoi disa çmime.

Vepra e Ishiguros është përkthyer në njëzet e tetë gjuhë. Më 1995, ai mori Urdhrin e Perandorisë Britanike për shërbime në letërsi dhe më 1998 u cilësua Kavalier i Urdhrit të Arteve dhe Letrave nga qeveria franceze. Jeton në Londër me bashkëshorten dhe të bijën.

Ja një kritikë për këtë nobelist nga New York Times: “Shkrimtarë të mirë ka plot: romancierët e mirë janë të rrallë. Kazuo Ishiguro është rastësia e rrallë… Jo vetëm një shkrimtar i mirë, por një romancier i mrekullueshëm.”/bordo/