Konkurs për video krijuese”Pesë arsye përse unë, dua të vizitoj vendin fqinj!”

Konkurs për video krijuese”Pesë arsye përse unë, dua të vizitoj vendin fqinj!”

Ministria e VetëQeverisjes Lokale, Shkup, në bashkëpunim me Ministrinë e Integrimit Evropian, Tiranë, si strukura operuese përgjegjëse për zbatimin e këtij Programi IPA të Bashkëpunimit Ndërkufitar, njofton: Konkurs për videon e shkurtër më krijuese me temë: “Pesë arsye përse unë, dua të vizitoj vendin fqinj!” Konkursi për videon e shkurtër të bërë vetë (kohëzgjatja maksimumi 60 sekonda) nis më 28 Shtator 2017 dhe do të zgjasë deri më 20 Tetor, 2017. Pjesëmarrësit e interesuar, për një video të shkurtër (selfie) duhet të përcaktojnë në mënyrë krijuese se cilat janë 5 arsyet e preferuara të tyre, (arsye personale) për të cilat duan të vizitojnë vendin fqinj. Shtetasit nga një vend të cilët janë të interesuar të marrin pjesë në konkurs, duhet që në këtë video të shkurtër, të deklarojnë se cilat janë 5 arsyet përse ata duan të vizitojnë vendin fqinj. Njoftimi dhe dhënia e çmimit për tre videot e propozuara më krijuese (Çmimi i Parë, i Dytë dhe i Tretë) do të zhvillohet në date 10 Nëntor, 2017 në Strugë si pjesë e eventit të “Panairit të Përbashkët të Punimeve Artizanale”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *