Pasi Vjena kishte rënë në duart e nazistëve në vitet afër Luftës se Dytë Botërore, Sigmund Frojd migron në Londër.
Atje disa herë Frojdi pranon vizita nga miq të shumtë, mes tyre shkrimtar të mëdhenj të kohës. Në mesin e tyre ishte edhe shkrimtari austriak Stefan Zweig.
Në kujtimet e tij Zweig tregon një takim mes tij, Frojdit dhe piktorit të madh, Salvador Dali. Në kohën kur ndodhi ky takim, Frojdi ishte 80 vjeçar dhe pranë vdekjes, i sëmurë nga kanceri i nofullës.
Në një dhomë të vogël, në një lagje të humbur të Londrës, ku u zhvillua takimi, Dali nisë dhe e pikturon Frojdin. Por portreti i Frojdit më shumë se vet atij, i ngjason vdekjes.
Portreti i Frojdit i pikturuar nga Salvador Dali
Më poshtë po e shkëpusim edhe pjesën ku Zweig në kujtimet e tij, flet për këtë takim fatal:
Një ditë, në njërën prej vizitave të fundit, mora me vete Salvador Dalin, sipas meje piktori më i talentuar i brezit të ri, i cili kishte për Frojdin një admirim të jashtëzakonshëm dhe, ndërsa unë po flisja me atë burrë plak, i bëri një skicë. Nuk pata guxim kurrë t’ia tregoja Frojdit, sepse aty, me atë mendjemprehtësinë e vet, Dali kishte vizatuar vdekjen
Shkëputur nga: “Bota e Djeshme” – Stefan Zweig