Naingolan dhe kombëtarja belge, duket një kalvar pa fund. Mesfushori belg u la jashtë përfaqësueses për të dytën herë rradhazi dhe cështja shumë polemika në Belgjikë. Trajneri Martinez duhet të mbajë qëndrimin e tij, edhe pse duket se nuk është në diskutim prezenca e futbollistët në Botërorin e vitit të ardhshëm, me trajnerin e Belgjikës që do ta thërrasë në mars për turneun rus. Por ndërkohë tifozët belgë janë rreshtuar në anën e Radja Naingolan, pasi panë që sërish nuk ishte pjesë e Kombëtares. Në grumbullimin në Tubisë ku skuadra po zhvillon përgatitjet mungesa është pikërisht ai, mesfushori i Romës që nuk i ka munguar edhe mbështetjqa e tifozëve që shpalosën një banderolë duke u solidarizuar me të. Edhe shokët e skuadrës duket se janë me Naingolan me Thorgen Hazard që u shpreh, ” Të gjithë i njohim cilësitë e Radja, po bën shumë mirë me Romën, meriton një vend në Kombëtare dhe në të kaluarën ka demonstruar se cfarë di të bëjë në këtë skuadër. Është një mëkat që nuk është këtu”. Ndërkohë edhe Axel Ëitsel u shpreh, – “Radja është një futbollist i mirë, i rëndësishëm për skuadrën e tij. Gjithsesi nuk na takon ne lojtarëve të vendosim se kush thërritet në Kombëtare dhe kush jo”. /supersport/
