Çiljeta Xhilaga nuk ka qenë në rradhët e mamave që në rrjetet sociale preferojnë të publikojnë herë doçkën e herë këmbën e vogël të fëmijëve, përkundrazi, ajo nuk ka ngurruar asnjehere të ndajë çdo moment nga shtatzënia e deri më sot kur Fernando i kërkon nuse. Mbrëmjen e djeshme duket se këngëtarja është bërë nostaligjike e është kthyer disa vite pas, në kohën që ishte në pritje të ëmbël. Fill pas fotos ku Çiljeta shfaqet sensual me një fustan ngjyrë argjendi ajo ka postuar fotot e Fernandos duke shkruar:
Dikur ishte tek barku ime…sot esht shoku im me i mir ! !Qumshti panda, mamit vet
\living.al