Numri i grave kandidate për kryetarë komunash në Maqedoni është mjerisht i ulët, vlerësojnë organizatat që merren me të drejtat e grave dhe barazinë gjinore.
Në gjithsej 80 kumuna, më shumë se 7 parti së bashku kanë vetëm 15 kandidate të gjinisë femrore. Kjo sipas klubit të deputeteve femra në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë është tregues se përse ka nevojë për të pasur kuotë të detyrueshme të pjesëmarrjes së femrave si kandidate, ashtu siç është rasti me listat për këshilltar komunal./GazetaExpress