Lopetegui: Pique ? Fokusi vetëm te Shqipëria

Lopetegui: Pique ? Fokusi vetëm te Shqipëria

Spanja është e përqendruar vetëm te sfida me Shqipërinë, duke lënë mënjanë të gjitha çështjet politike. Trajneri Lopetegui beson se skuadra e tij do ti kalojë debatet rreth pavarësisë së Katalonjës, dhe kontestimet e tifozëve ndaj Gerard Pique për të siguruar kualifikimin në Botërorin 2018.

 

Julen Lopetegui

Gjithçka është thënë i përket së kaluarës, tashmë jemi të përqendruar vetëm te dueli me Shqipërinë. Jemi përpara një objektivi madhor: e gjithë vëmendja dhe energjitë tona janë të përqendruara vetëm te kualifikimi në Kupën e Botës. Natyrisht që situata me Katalonjën ka ndikuar disi edhe në skuadër, por ne mbetemi të përqendruar te detyra jonë, edhe pse kemi disa mungesa të rëndësishme. Në ndeshjen e parë luajtëm mirë, por vuajtëm për të fituar përballë Shqipërisë.

 

Kapiteni Sergio Ramos pranoi se “La Roja” ka përjetuar një javë mjaft të vështirë, pas debateve politike në Spanjës, ku në qendër të vëmendjes ishte edhe partneri i tij në mbrojtje, Gerard Pique.

 

Sergio Ramos

Ishte një javë e vështirë për të gjithë ne. Gabimi i parë është që politika u përfshi në futboll. Nuk fola më parë publikisht, për të diskutuar fillimisht me trajnerin dhe Pique. Jemi një grup i mirë, por duhet të qëndrojmë brenda kornizave të futbollit. Për ne është e rëndësishme të shkojmë në Kupën e Botës. Me Pique kemi një marrëdhënie të shkëlqyer, secili mund të ketë mendimin e tij, por të dy punojmë për të njëjtin objektiv dhe për të mirën e përfaqësueses. /SuperSport/ 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *