Zbuloni se cili do jetë trendi më i ri për 2018, për të konsumuar për vaktin e mëngjesit

Zbuloni se cili do jetë trendi më i ri për 2018, për të konsumuar për vaktin e mëngjesit

Ju të dashuruarit pas kekut, gëzohuni! Konsumimi e një fetë në mëngjes do të jetë krejtësisht e pranueshme vitin që vjen, sipas një ekspertize të trendit të ushqimit.

Keku me çokollatë në veçanti do të shfaqet në menu si një shërbim i vogël për ju dhe mua, sipas Liz Moskow, drejtuese e kuzhinës në firmën reklamuese Sterling-Rice Group. Ajo tha gjithashtu për Food Business News se restorantet që shërbejnë mëngjesin së shpejti do të paraqesin menutë e ëmbëlsirave.

Dy studime të kohëve të fundit kanë nxjerrë në pah përfitimet shëndetësore të kakaos, të cilët  të shoqëruar me faktin se njerëzit do të pranojnë çdo justifikim për të ngrënë puding – shton formulë fituese për një trend të ushqimit.

Ngrënia e çokollatës rregullisht lidhej me funksionin njohës në një studim të Maine-Syracusetë botuar në revistën ‘Appetite’. Një tjetër studim në Universitetin Tel Aviv sugjeron që të hash ëmbëlsira për mëngjes mund të ndihmojë në humbjen e peshës sepse zvogëlon dëshirat. Por, sigurisht, përfitimet shpejt tejkalohen nëse kakao, të cilën e përdorin zakonisht për studimet, kombinohet me shumë sheqer dhe yndyrë. (Na vjen keq!)

Alison Hornby, një dietiste, thotë se ndërsa kakao ka një gamë përfitimesh shëndetësore, ngrënia e çokollatës që është shumë e lartë në yndyrë dhe sheqer shumë shpesh është një “zgjedhje e pashëndetshme.”/shije

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *