6 ushqime që Mbretëresha Elizabet II nuk do t’i hante kurrë. Po kurrë ama!

6 ushqime që Mbretëresha Elizabet II nuk do t’i hante kurrë. Po kurrë ama!

Më në fund e mësuam edhe ne, çfarë ushqimesh nuk i shkojnë për shtat një mbretëreshe.

Makaronat
Kur është duke ngrënë drekë vetëm, Mbretëresha Elizabeth II nuk  ia lejon vetes të hajë ushqime të shpejta, tregon kuzhinieri zyrtar i mbretërisë Darren McGrady për RecipesPlus. Kjo do të thotë që nuk ka makarona për Madhërinë e saj. Në vend të kësaj, ajo ulet përballë një sallate të madhe, ose një peshku të pjekur në skarë. Por edhe një pule me perime përreth është një alternativë.

 Patatet
Mbretëresha nuk i reziston vetëm makaronave dhe bukës. Ajo hedh poshtë edhe patatet për shkak të përmbajtjes së tyre me niseshte.

Biftek
Mendoni se një biftek i papjekur mirë ju bën të dukeni të sofistikuar? Mbretëresha do të guxonte të mos pajtohej me këtë ide. Lartësia e saj preferon që mishi të jetë bërë gatuar mirë, thotë McGrady.

Vezë të bardha               
Mbretëresha është e gjitha për vezë të fërguara sidomos me salmon. Por ajo preferon vezët kafe, pasi mendon se ato shijojnë më shumë.

Qepë dhe hudhra

Për shkak të takimeve të pafundme që një mbretëreshë ka, është gati e pamundur për të, që t’i konsumojë këto ushqime. Ajo s’mund të lejojë qe frymëmarrja e saj ta “tradhtojë”. Kështu rrëfen Mc Grady.

Çaj i ëmbëlsuar
Ashtu si çdo grua e mirë angleze, Mbretëresha Elizabeth II merr çaj në vend të qumështit. E preferon pa sheqer. Këto çajra ndihmojnë shumë në humbjen e peshës./Përshtati për Shije.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *