Ditët e fundit kualifikueset e Kupës së Botës në Afrikë janë futur në kaos të vërtetë.
Maroku mundi Gabonin me rezultatin 3-0 por kjo ndeshje nuk përfundoi pa polemika.
Sulmuesi i Gabonit dhe Dortmundit, Pierre-Emerick Aubameyang postoi një mesazh akuzues në Twitter: “Gjysma e skuadrës dhe stafit kishte dhimbje barku para ndeshjes. Me sa duket, një lëng portokalli na helmoi”.
Akuzë e fortë, por që në Marok nuk e kanë marrë seriozisht. /Ora info/