Shërbimet Sekrete Amerikane duket se kanë gjetur një mënyrë të re mbrojtjeje për Presidentin Amerikan Donald Trump, raporton TechSot.Al.
Vëndet në Amerikë që do të vizitohen nga presidenti, do të monitorohen nga lart me një dron, rreth 100-120 metra lart në qiell. Sipas TechSot.Al, droni do të jetë gjatë gjithë kohës duke filmuar video me rezolucion të lartë, për të monitoruar sa më mirë situatën në tokë.
TechSot.Al raporton se ky do të jetë në të njëjtën kohë edhe një lloj testimi për Shërbimet Sekrete amerikane, të cilat janë duke përmirësuar survejimin e tyre nga qielli.
Shtëpitë dhe bizneset përreth vëndeve që do të vizitohen nga presidenti Donald Trump kanë shprehur qartë frikën e tyre për filmimin e vëndeve private. Por Shërbimet Sekrete kanë njoftuar se të gjitha filmimet do të fshihen brenda 30 ditëve, përveç rastit që ato mund të përdoren për ndonjë investigim kriminal. /TechSot.Al/