Indonezia në rrezik të lartë nga…

Indonezia në rrezik të lartë nga…

Në Indonezi është bërë pothuajse frekuente të ndeshesh me pitonë gjigandë. Rasti i fundit ishte në Sumatra, ku një roje u sulmua dhe u plagos rëndë nga një gjarpër 8 metra i gjatë.

Robert Nababan, një roje i armatosur ka përfunduar në spital pas sulmit nga një gjarpër 8 metra i gjatë. Burri punon si rojë në një plantacion ku nxirret vaj palme dhe u ndesh me pitonin teksa po ecte në zonë.
Pasi luftoi me të arriti që ta mundte duke e vrarë. Shtimi në masë i këtyre zvarranikëve së fundmi mund të lidhet me kultivimin e vajit të palmës.
Indonezia dhe Malaizia janë ndër prodhuesit kryesor të vajit të palmës në botë.

Ky vaj është një nga më të përdorshmit në industrinë ushqimore dhe kimike. Hektarë të shumtë pyjesh janë sakrifikuar për tu mbjellë me plantacione të tëra palme.
Shpyllëzimi ka rritur mundësinë për të hyrë në kontakt me gjarpërinjtë. Palmat zakonisht tërheqin brejtës dhe kafshë të tjera të vogla më të cilat pitonët ushqehen. Kjo ka bërë që zvarranikët të shfaqen më shumë kohëve të fundit. /Gazeta Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *