Nga Dibra për të vjedhur në Tetovë, kapet grupi i hajdutëve

Nga Dibra për të vjedhur në Tetovë, kapet grupi i hajdutëve

Një i ri nga Dibra e Shqipërisë është arrestuar pasi akuzohet për vjedhje banesash dhe kafshësh në Tetovë të Maqedonisë. Ndërkohë shoku i tij është shpallur në kërkim.

Kanë qenë tre shtetas të Maqedonisë të cilët kanë bërë denoncimin në komisariatin e Dibrës dhe kjo e fundit ndërmori operacionin “Tetova”

“Goditet një grup që ushtronte aktivitet të paligjshëm në zonën e Tetovës në drejtim të vjedhjeve të banesave dhe kafshëve” informoi sot policia e Dibrës.

Është arrestuar Isuf Dervishi, 24 vjeç, banues në njësinë administrative Zall-Dardhë, Dibër. Dhe u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit A.L, 36 vjeç, banues në Kukës.

Vjedhja ndodhi me 5 tetor

“Me datë 05.10.2017, shtetasi Isuf Dervishi dhe A.L, janë futur ilegalisht nga kufiri shqiptar në atë maqedonas duke vjedhur gjashtë kafshë transporti (4 kuaj dhe 2 mushka), ku nga ana e policisë është bërë e mundur gjetja e pesë prej këtyre kafshëve ku janë identifikuar nga pronarët e tyre të cilët i’ua lanë në ruajtje.

Tetovarët denoncuan me 8 tetor

“Më datë 08.10.2017, janë paraqitur në Komisariatin e Policisë Dibër, tre shtetas të Maqedonisë, N.F, 45 vjeç, F.F, 26 vjeç, H.F, 41 vjeç, të gjithë banues në Tetovë, Maqedoni,  të cilët kanë bërë kallzim për vjedhjen e 6 (gjashtë) kafshë transporti  në pronësi të tyre, ku  dyshonin se  ishin vjedhur nga disa banorë të qarkut Dibër.”

Ndaj dy të rinjve është ngritur akuza  “Vjedhja” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit ” parashikuar nga nenet 134/2, e 297 të Kodit Penal./ShqipMedia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *