Edhe pse janë larguar prej vitesh, në këtë periudhë, po mësojmë aryset e vërteta që disa aktorë kanë lënë Portokalli-në.
Jul Deda shkruante, në një status, që arsyeja e largimit të aktorëve ka qenë regjisori Altin Basha. Megjithatë, Agron Llakaj, një javë më parë, zbuloi që shkak për largimin e tij, ishin bërë kushtet e drejtuesëve të televizionit për të mos u shfaqur në asnjë ekran tjetër, që sollën penalizimin e Llakajt kur ai u ngjit në skenën e “Këngës Magjike”. Pas atij penalizimi, Llakaj vendosi të largohej.
Në programin e Ermal Peçit, “Një kat më lart” në In TV, një aktor tjetër i dikurshëm i Portokalli-së ka treguar arsyet e tij dhe këtë herë është me të vërtetë një konflikt me regjisorin Basha. Kur regjisori ka thënë që një prej aktorëve është larguar për arsye disipline, i referohej pikërisht atij.
Ervin Bejleri ka thënë që ai pati një sherr banal me Altin Bashën. Pas asaj përplasjeje, që imagjinojmë duhet të ketë qenë e ashpër verbalisht, Basha, sipas Ervinit, kishte vendosur kushtin “o unë, o ai.
Drejtuesit zgjodhën regjisorin dhe aktori duhet të linte spektaklin. Ervini ka thënë në Intv që, megjithatë, drejtuesit e televizionit, pas tri javësh e kontaktuan për t’u rikthyer, edhe pse ai nuk pranoi.
Që nga ajo kohë Ervini është angazhuar në role në filma dhe në teatër./RevistaClass