Si lidhen mendimet me emocionet?

Si lidhen mendimet me emocionet?

Nëse fjalët nxitin ndjenjat, atëherë të gjithë ata që lexojnë do të ndihen në të njëjtën mënyrë, por në të vërtetë asnjë prej tyre nuk ndihet njësoj.

Marrëdhëniet ndërmjet të menduarit tuaj mënyrës se si ndiheni, formësohen në mënyrë aq të shpejtë (në një fraksion të sekondës) sa ju nuk mund ta kuptoni sesi ndodh e gjitha kjo. Megjithatë, kjo marrëdhënie shkak-pasojë ndërmjet mendimeve dhe ndjenjave është një nga fenomenet më të fuqishme, që qeniet njerëzore përjetojnë.

Mendimet tuaja gjithmonë krijojnë emocionet tuaja. 

Në momentin që do të kuptoni këtë bashkëveprim, atëherë ky do të ishte hapi i parë për të shpëtuar nga ankthi dhe depresioni. Ndjesitë pesimiste, pavarësisht përmbajtjes dhe specifikës së tyre janë thelbi i emocioneve negative dhe vetëshkatërruese. Është thuajse e pamundur që të kemi një ndjesi, pa qenë fillimisht të nxitur nga një mendim, tekefundit, nuk do të kishit një pikë referimi.

Nuk ka mënyrë më të mirë për të larguar ndjenja të tilla si trishtimi, dëshpërimi apo hidhërimi se sa nëpërmjet mendimeve tuaja./GentleWomen

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *