Tensionohen raportet, SHBA pezullon vizat për shtetasit turq

Tensionohen raportet, SHBA pezullon vizat për shtetasit turq

Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar përkohësisht të gjitha aplikimet për viza jo-emigrimi nga Turqia, njofton Ambasada amerikane në Ankara.

Deklarata e Ambasadës amerikane sot thoshte se, “ngjarjet e fundit e kanë detyruar qeverinë amerikane që të rishqyrtojnë angazhimin e qeverisë turke lidhur me sigurinë e objekteve të misionit dhe personelit amerikan”.

Deklarata nuk i qartësonte arsyet për të cilat ajo po e rivlerëson angazhimin e Turqisë dhe po ashtu nuk sqaron se sa do të zgjasë pezullimi.

Në deklaratë po ashtu thuhet se, “për të minimizuar numrin e vizitorëve në ambasadë dhe konsullata ndërsa vazhdon ky vlerësim, efektivisht menjëherë pezullohen të gjitha shërbimet për viza jo-emigrimi në të gjitha objektet diplomatike amerikane në Turqi.” /fax.al/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *