Endrit Mërtiri zbulon zënkën: “Albani dhe Oriola kanë dy muaj që nuk flasin”

Endrit Mërtiri zbulon zënkën: “Albani dhe Oriola kanë dy muaj që nuk flasin”

Ata kanë qenë një grup vajzash dhe djemsh që këtë verë mund të themi se e kanë kaluar çdo moment bashkë. Instagram-i i tyre është i mbushur me dedikime plot dashuri dhe momente argëtimi pafund. Jemi duke folur për Aurela Hoxhën, Dorina Gegiçin, Beatrix dhe Alban  Ramosajn, Endrit Mërtirin, Oriola Marashin dhe Elena Likën.

Pavarësisht se shumë nga ne duke i parë nga rrjetet sociale i mendojmë shumë të afërt mes tyre, në fakt paska ndodhur një zënkë e cila ka prekur në veçanti dy persona. Sot fotografi i njohur Endrit Mërtiri ka zbuluar se Alban Ramosaj dhe Oriola Marashi prej dy muajsh nuk flasin me njëri-tjetrin.

Në një postim në Instastory ai ka kërkuar që të mblidhen sa më shumë veta që ata të dy më në fund ta lënë të kaluarën pas dhe të pajtohen.

“Le të bëhemi 10.000 veta që të pajtojmë çaçin me çaçin. Kanë dy muaj që nuk flasin .

PS: Nëse nuk pajtoheni s’mbaj përgjegjësi për postin e rradhës.”,- ka shkruar Endriti bashkangjitur një fotoje të Albanit dhe Oriolës ku shfaqe të përqafuar duke ecur në rrugë.

Epo duket se Endriti si një mik i përbashkët e ka marrë seriozisht që të pajtojë këta dy personazhe./Blitz.al/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *