“France Football”: Ja lista e plotë e 30 kandidatëve për “Topin e Artë

“France Football”: Ja lista e plotë e 30 kandidatëve për “Topin e Artë

Gara për t’i rrëmbyer Cristiano Ronaldos Topin e Artë ka nisur. France Football përgjatë gjitë ditës publikoi 5 e nga 5 emrat që përbëjnë listën e plotë me 30 futbollistët që janë në garë për Ballon D’or 2017, cmim që njihet edhe si vlerësimi më i madh individual në Botën e Futbollit.

Natyrisht që emrat më të spikatur, dhe që besohet se do të luftojnë deri në fund për Topin e Artë janë Cristiano Ronaldo, rivali i tij i përjetshëm Lionel Messi, janë pikërisht ata të dy që kanë fituar cmimin prestigjioz që nga 2008 me Messin që numëron 5 Topa të Artë dhe Ronaldon 4, ndërsa vlen të kujtohet se në 4 edicionet e fundit Ronaldo ka fituar 3 Topa të Artë. Kush mund të futet mes tyre, natyrisht që Neymar, braziliani që u transferua këtë verë nga Barcelona te PSG për plot 222 milionë Euro. Lojtarët e La Ligas, dominojnë listën e Kandidatëve, ku përbëjnë pothuajse gjysmën e tyre me plot 11 nga 30 emrat që militojnë në kampionatin iberik. Për sa i përket klubeve, pas triumfit në Champions dominon Reali i Madridit me 7 kandidatura, ku përvec Ronaldos janë në garë dhe Sergio Ramos, Modric, Marcelo, Kroos, Isco dhe Benzema,  ndërkohë që bie në sy mungesa e  Gareth Bale. Futbollisti nga Uellsi ishte në listë vitin e kaluar dhe mungesa e tij konfirmon edhe mungesën e kontributit vendimtar tij te Reali për shkak të dëmtimeve.

Nëse Reali ka rritur peshën e tij në listën e kandidaturave, e humbet atë Barcelona që ka vetëm dy lojtarë ndër kandidaturat, Messin dhe Luis Suarez ndërsa vitin e kaluar kishte katër, dy futbollistë ka dhe Atletiko Madrid Oblak dhe Griezman.

Përvec asaj të Iscos një emër i ri që përfshihet në listë është ai i Kilian Mbappe, francezi futet në garë për cmimin prestigjioz pas transferimit te Psg që është ekipi i dytë me më shumë lojtarë në listë, pikërisht Mbapppe, Neymar dhe Cavani.

Premier League përfaqësohet në lustë nga 6 futbollistë, Kante, Cousinho, De Buryne, De Gea, Harry Kane, dhe Sadio Mane, ndërkohë që Seria A përfaqësohet me italianët Bonucci e Buffon, si dhe Dybala, Mertens dhe Dzeko. /SuperSport/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *