Moderatorja shqiptare sulmon Arielin e Kim Kardashian: “400 euro për të mësuar make up?! As në një univers paralel!”

Moderatorja shqiptare sulmon Arielin e Kim Kardashian: “400 euro për të mësuar make up?! As në një univers paralel!”

Ashtu siç ishte lajmëruar më parë, ditën e djeshme është mbajtur masterclass-i i parë në Shqipëri nga Ariel Tejada, apo i njohur si grimieri personal i Kim Kardashian, Kylie e Kendall Jenner.

Ariel erdhi në Tiranë me ndihmën e dy motrave, Agnesa dhe Anxhelina Hadërgjonaj dhe u mësoi të apasionuarve pas make up-it në Shqipëri të gjitha sekretet që ai vetë përdor mbi motrat Kardashian-Jenner në 4 orë, në Teatrin Eksperimental, “Kujtim Spahivogli”.

Sigurisht, për të qenë pjesë e masterclass-it duhet të paguaje një çmim të konsiderueshëm, i cili për moderatoren shqiptare Eva Murati është i papërballueshëm.

Në një postim në Instagram, Eva shkruan:

“400 euro që të mësoj makeup në 4 orë? Dreq jo!”.

“…as në një univers paralel ku nuk ekzistojnë tutorials e Youtube!”.

Nuk e dimë nëse ky është çmimi real i biletës për në masterclass, por edhe nëse do të qe, deri tani nga pjesëmarrësit nuk është ankuar askush. Prandaj na mbetet vetëm të presim! /Blitz.al/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *