Paleta e portokalltë e ngjyrave është ideale për ditët e vjeshtës, sepse u rrinë shkëlqyeshëm damave me lëkurë vezulluese, të cilën të gjithë e kemi gjatë kësaj periudhe.
Krahas kësaj, duhet të jeni të sigurt që kjo ngjyrë e pazakonshme do të përshtatet në mënyrë të përkryer me gardërobën tuaj.
Sado që t’ju duket në shikim të parë që ajo është shumë e fortë dhe agresive, kini parasysh që kjo është ngjyrë “e natyrës”.
Nëse dëshironi të eksperimentoni, me siguri do t’ju jetë interesante ngjyra e portokalltë e flokëve në të cilën gërshetohen balluket e harlisura ngjyrë gështenje.
Rezultati do të jetë i shkëlqyeshëm, sepse flokët tuaj do të duken shumë të natyrshme. /Bota Sot/