Merjem tableti… hmm!

Merjem tableti… hmm!

“Një dramë e vërtet familjare” mund të përshkruhet për një familje moderne momenti kur tableti pëson ndonjë dëmtim!

Vajzat e vogla gjithmonë kanë ëndrra të mëdha! Me sa duket protagonistes tonë i kanë rënduar shumë ëndrrat aq sa, më nuk e mban dot tabletin në dorë… Ughh sa do nxehet mami… Dhe me të drejtë…. Po Mejremi i famshëm kush është ajo???

Pas zhurmës së rënjes tragjike të tabletit, ndëgjohet një moment suspance! Kurse pas suspancës britmat vajtuese të vajzës “Mejrem, tableti u thy…“, pas disa sekonda lotësh dhe vuajtje, pranë  voglushes afrohet një zë i një gruaje të ritur e cila konstaton gjendjen faktike “Tableti o thi“… Ehhh çfarë tragjedie…. Lotët e voglushes dëgjohen ende në muzgun e vuajtjes së saj për këtë mik të familjes, kurse vajin dhe elegjinë për tabletin e ndërpret një britmë e madhe “SHUUJJJ“… Ehh po, Merjem mos u nxeh aq shumë, ne mund të të japim sugjerime për riparimin e tabletit! Qetsohu nuk është fundi i botës!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *