Life Harry & Meghan: The Royal Love Story, është filmi që Lifetime po planifikon të krijoj për çiftin mbretëror, transmeton Bon Zo.
Sipas Deadline, që publikoi lajmin, kreu i programit Lifetime i Liz Gateley përmendi filmin në ngjarjen e Shoqatës së Kritikëve të Televizionit të dielën. Ky film do të shfaqë lidhjen çiftit që nga njohje e tyre deri në fazat e hershme kur lidhja e tyre u bë e njohur për mediat.
Sa për kush do të luajë Markle dhe Harry, Deadline raportoi se ende janë në përzgjedhje të kastit. Ai raportoi gjithashtu se Menhaj Huda do të drejtojë filmin dhe se Merideth Finn dhe Michele Weiss do të prodhojnë ekzekutivin e filmit. Megjithatë, ende nuk ka një datë të caktuar për shfaqjen e premierës së filmit./bonzo.info/