Refuzova Belgjikën që t’i “rruaja paratë” Manchester United

Refuzova Belgjikën që t’i “rruaja paratë” Manchester United

Louis van Gaal ka pranuar se hodhi poshtë mundësinë për të drejtuar kombëtaren e Belgjikës në mënyrë që të mund të vazhdojë të marrë kompensim financiar për shkarkimin nga Manchester United. Në një intervistë me gazetën holandeze “Volkskrant”, 66-vjeçari tha se ishte i motivuar nga “hakmarrja” në vendimin e tij për ta ulur këtë rol. Pas shkarkimit të tij në korrik 2016, Van Gaal do të kishte hequr dorë nga kompensimi i tij nga Manchester United, duke marrë një tjetër ofertë pune. “Do të ishte me të vërtetë mirë, nëse do të bëhesha trajner i kombëtares së Belgjikës, por isha aq i zemëruar dhe hakmarrës, saqë e lashë këtë punë, – tha Van Gaal. – Ishte budallallëk, me të vërtetë, sepse vlera sportive duhet të vijë gjithmonë në vendin e parë, kjo duhet të kishte qenë gjëja më e rëndësishme. Unë kështu i shikoj gjërat, nuk kishte të bënte me paratë. Veprovba kështu për instinktin tim. Unë kam qenë një trajner me të vërtetë i suksesshëm, kështu që nuk dua ta përplas botën me futbollin”.

Van Gaal, i cili u shkarkua si trajner i Manchester United vetëm disa javë pasi fitoi “FA Cup”, gjithashtu, kritikoi klubin nga “Old Trafford” për mënyrën se si e trajtoi largimin e tij. “Mënyra se si Manchester United më trajtoi ishte e tmerrshme. Ato kanë qenë sjellje të ulëta, shumë të ulëta”, – tha ai.

Ish-trajneri i Barcelonës fajësoi gjithashtu ish-lojtarët e Manchester United për kritikimin e stilit të tij të drejtimit. Në maj 2016, Paul Scholes sugjeroi se holandezi “nuk ishte i interesuar për të shënuar gola”, pasi vendosi të binte Marcus Rashford në një lojë të rëndësishme të Premier League. “Lojtarët e mëparshëm të Manchester Unitedit filluan të distancoheshin, duke thënë se po u jepja tifozëve futboll të mërzitshëm, – shtoi Van Gaal. – Kjo më goditi, sepse u drejtua dhe u organizua kundër meje, qëllimisht. Pas një kohe fillova të mendoj se po humbas autoritetin tim në këtë mënyrë, ndaj lojtarëve, kështu që më duhej të bëja lëshime në qasjen time”. /telesport.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *